Sipas Mogherinit, liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje

Sipas Mogherinit, liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të presë më 8 nëntor në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

“Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit, raporton Rel.

Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq janë takuar në Alpbah të Austrisë, ku kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.