Sot në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian

Sot në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takojë homologun serb, Aleksandar Vuçiq, edhe pse zyrtarët serbë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi në shenjë proteste për taksën për 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

Thaçi gjatë ditës së djeshme ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një dreq, se me presidentin serb, duke përsëritur se takimet e tilla janë të vështira.

Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Në një njoftim të zyrës së shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherinit, të lëshuar dje thuhet se “në takim pritet që të dy presidentët të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për intensifikimin e punës për të arritur një marrëveshje të detyrueshme ligjore për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, që është thelbësore për rrugën e tyre evropiane”.