Thaçi deklaroi se do të përkrahë futbollistët në humbje dhe fitore

Thaçi deklaroi se do të përkrahë futbollistët në humbje dhe fitore

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas humbjes së kombëtares së Kosovës nga Anglia u shpreh se futbollistët e Kosovës nuk u dorëzuan asnjëherë.

I pari i Kosovës përmes një postimi në facebook shkroi se gjithnjë do të jetë në përkrahje të djelmoshave të Kosovës.

“Djemtë tanë luajtën shumë mirë dhe asnjëherë nuk u dorëzuan. Në humbje dhe fitore, përherë jemi në përkrahje të tyre!”, shkroi Thaçi në facebook.

Kombëtarja e Kosovës të marten mbrëma pësoi humbje nga kombëtarja e Anglisë me rezultat 5-3. Me fitoren ndaj Kosovës, Anglia mbetet në kreun e tabelës me 12 pikë, ndërsa Kosova zbriti në pozitën e tretë, pas fitores së Republikës së Çekisë ndaj Malit të Zi./21Media