Thaçi takoi kryeministrin grek

Thaçi takoi kryeministrin grek

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Zyra e Presidentit njoftoi se gjatë takimit është biseduar për tema të ndryshme, që ndërlidhen me forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe shteteve tona.

Tani është koha që bashkëpunimin e mirë të deritanishëm ta zgjerojmë, ta rrisim një bashkëpunim të mirëfilltët ndërmjet dy shteteve tona”, tha Thaçi.

Ai ka falënderuar kryeministrin grek për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Kosovës në proceset e integrimeve euroatlantike.

Në takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar si dhe në arsim dhe kulturë.

Mitsotakis, nga ana e tij, tha se Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, Thaçi gjatë ditës do të zhvillojë takime të shumta me liderë nga shtete të ndryshme të botës.

Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar që Greqia të mos e ndryshojë qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë. /21Media