Thaçi falënderoi Trumpin dhe Grenellin

Thaçi: Një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe mes dy shteteve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka konsideruar moment historik nënshkrimin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Ai ka falënderuar Donald Trump për udhëheqjen dhe Richard Grenell për vendosmërinë.

“Një tjetër moment historik. Së pari me marrëveshjen për trafikun ajror dhe sot nënshkruam marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit, Donald Trump për udhëheqjen dhe Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe mes dy shteteve”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Kjo është bërë nën prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën.

Nënshkrimi i letrave të interesit ndodhi pak para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih./21Media

Back to top button