"Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak""

Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak””

Pavarësisht se Kosova pësoi humbje nga Anglia me rezultat 4 me 0, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar futbollistët e kombëtares kosovare.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi është shprehur se futbollistët e Kombëtares Kosovare kanë dhënë gjithçka gjatë tërë kësaj kohe dhe sipas tij, kanë treguar edhe shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh.

Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh. Kombëtarja jonë e re, me futbollistë tejet të talentuar, që e duan shumë atdheun e tyre, është premtuese dhe këtë e ka dëshmuar edhe në këtë fazë. Me fitore të shumta, me lartësimin e flamurit shtetëror, ajo na ka bërë shumë krenarë. Jeni të mrekullueshëm djema dhe besojmë shumë tek ju. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën, për fanellën që mbani veshur dhe flamurin tonë“, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kujtojmë se, Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e parë të zhvilluar me Anglinë më 10 shtator në Southampton pësoi humbje 5:3. /21Media