Reagimi i Thaçit dhe Haradinajt pas përfshirjes nga zjarri të katedrales në Paris

Reagimi i Thaçit dhe Haradinajt pas përfshirjes nga zjarri të katedrales në Paris

Presidenti Hashim Thaçi reagoi pasi zjarri përfshiu sot katedralen e famshme Notre-Dame në Paris.

Thaçi përmes një postimi në facebook e quajti fatkeqësi të madhe përfshirjen në zjarr të katedrales historike në Paris.

“Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt!”, shkroi Thaçi.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se ndihet i trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris.

Haradinaj shkroi se kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës.

“I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris! Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me Kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe”, shkroi Haradinaj në Facebook./21Media