Thaçi uron Gjukanoviqin për fitore

Thaçi uron Gjukanoviqin për fitore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Milo Gjukanoviqin për fitoren e sotme në zgjedhjet në Malin e Zi.

Thaçi në urim e tij ka thënë se fitorja e Gjukanoviqit në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi është fitore edhe për të gjithë rajonin që aspiron integrimin në NATO dhe BE.

“Urime mikut tim të vjetër, Milo Gjukanoviq për fitoren e tij në Mal të Zi. Kjo është një fitore për Malin e Zi, por edhe për gjithë rajonin që aspiron integrimin në NATO dhe BE”, ka shkruar ai.

Tutje, Thaçi ka thënë që pret rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Gjukanoviqin për fitoren në zgjedhje e ka uruar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj./21Media

 

Gjukanoviq, presidenti i ri i Malit të Zi