Thaçi i uron suksese sportistëve

Thaçi i uron suksese sportistëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që mbahen në Spanjë.

Ai ka thënë se pas një debutimi të suksesshëm të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike Verore në Rio të Brazilit, ku Majlinda fitoi medaljen e artë, erdhi koha që flamuri shtetëror të lartësohet edhe në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

“Pas një debutimi të suksesshëm të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike Verore në Rio të Brazilit, ku Majlinda fitoi medaljen e artë, erdhi koha që flamuri ynë shtetëror të lartësohet edhe në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që mbahen në Spanjë. Një numër rekord prej 40 sportistëve, 13 trajnerëve dhe 4 gjyqtarëve do të na përfaqësojnë denjësisht në këtë garë ndërkombëtare dhe shumica e tyre do të kthehen në Kosovë me fitore. Suksese sportistëve tanë!”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

 

Prezantohen sportistët që do të marrin pjesë në lojërat mesdhetare “Tarragona 2018”