Thaçi flet në telefon me Borell

Borell kërkon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, Thaçi përmend liberalizimin e vizave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.

Thaçi bënë të ditur se me Borell janë pajtuar për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi.

“Ne u pajtuam rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve”, ka përfunduar Thaçi.

Gjatë kësaj bisede Thaçi i ka kërkuar Borell liberalizmin e vizave për Kosovën, që vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin pa viza.

“Në këtë bisedë theksova se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe që janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE, si dhe kërkova që të përmbushet obligimi i BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, ka kontaktuar sot me telefon edhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq ku ka theksuar nevojën që këto dy vende të rifillojnë dialogun.

Borell pritet se shpejti të realizojë një vizitë në Prishtinë dhe në Beograd./21Media

Back to top button