Thaçi flet pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë

Thaçi përkrah rezolutën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur miratimin e Rezolutës dhe Delegacionit Shtetëror për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Duke e cilësuar dialogun si jo të lehtë, Thaçi është shprehur optimist se si spektër politikë do të ia dalin me sukses, shkruan rtv21.tv.

“Si president i vendit, e përshëndes miratimin e Rezolutës dhe Ekipit Negociator nga Kuvendit i Kosovës, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, në krye me znj. Mogherini, i mbështetur nga SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, do të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht obliguese ndërkombëtare, njohje reciproke si dy vende sovrane dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku si spektër politik, institucional, shoqëri civile dhe me besim tek miqtë ndërkombëtarë, do t’ia dalim me sukses.

Bartësit e institucioneve me përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, me legjitimitet qytetar, së bashku me ekipin negociator, do të koordinohen për udhëheqjen, mbarëvajtjen dhe përmbylljen me sukses të marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot, Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën e propozuar nga PSD-ja mbi procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Rezoluta ka kaluar me vota 59 pro dhe 2 abstenime nga 61 deputetë sa votuan. Deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes në shenjë të kundërshtimit të kësaj rezolute./21Media

Back to top button