"U pajtuam për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme"

“U pajtuam për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogerinin tha se u pajtuan për shtimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sapo e përfundova takimin me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe shtimin e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Pritet që kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel të takohet me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Para takimit Thaçi tha se do të bëjnë përpjekjet maksimale për që të përafrohen qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes./21Media