Thaçi: 5 minuta para orës 13:00 është anuluar takimi

Thaçi: 5 minuta para orës 13:00 është anuluar takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur sot konferencë për media pas takimit me liderët e partive politike, shkruan rtv21.tv

Thaçi ka thënë se takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ka qenë i konfirmuar qysh të premten për sot në ora 13:00, mirëpo siç bëri të ditur Thaçi është anuluar nga zyra e kryeministrit pesë minuta para orës 13:00.

“Për sot ka qenë e planifikuar dhe e konfirmuar të ndodhë edhe një takim me kryeministrin e Kosovës dhe liderin e LVV-së, Albin Kurti. Për fat të keq edhe pse takimi ka qenë i konfirmuar nga zyra e tij qysh të premten në mesditë, për sot në ora 13:00, pasi që ftesa ime ka qenë që takimi të ndodhë në orën 8:30, 9 apo 9:30, apo në 10:00, por me kërkesë të tij jemi dakorduar që takimi të ndodhë në orën 13:00, por për fat të keq 5 minuta para orës 13:00 është anuluar ky takim nga zyra e kryeministrit Kurti”, ka thënë Thaçi.

Thaçi shprehi gatishmërinë që ta takojë Kurtin, mirëpo tha se Kosova s’ka kohë për t’i pritur teket e askujt./21Media