Thaçi flet për takimin e delegacionit shtetëror me Mogherinin

Thaç: Përgëzoj delegacionin shtetëror për prezantim korrekt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar pas takimit të delegacionit shtetëror për dialogun me përfaqësusen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ai e vlerësoi se ekipi kosovar janë prezantuar korrekt, duke riktheskuar se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të sjelël paqe në rajon.

“E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti Thaçi nuk ishte i pranishëm në këtë takim, ai siç pat deklaruar ditë më parë,  sot ka qëndruar në Brezovicë.

Ekipi negociator i kryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj,  pas takimit me shefen për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherni, kanë bërë të ditur se sot është prezantuar delegacioni dhe janë paraqitur kërkesat e Kosovës. Në një prononcim për media bashkë-kryesuesi i delegacionit Shpend Ahmeti ka thënë se ata i bënë të qartë Mogherinit cili është roli i këtij delegacioni dhe siç ka deklaruar ai, i shpreh gatishmërinë të diskutojmë temat e hapura me Serbinë./21Media

Back to top button