Këtë takim Thaçi e  sheh si mundësi të mirë për procesin e liberalizimit të vizave

Këtë takim Thaçi e  sheh si mundësi të mirë për procesin e liberalizimit të vizave

Më 29 prill është paralajmëruar takimi i Berlinit ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit. Në këtë takim Kosova pritet të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, gjithashtu edhe Serbia pritet të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq.

Lidhur me këtë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor do të jetë një takim rutinë e rritjes së vëmendjes së Gjermanisë dhe Francës për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Gjermania dhe Franca kanë shpreh interesim për të uruar dhe përgëzuar marrëveshjen ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë dhe fokusi është për të përafruar qëndrimet për arritur një marrëveshje Kosovë-Serbi. Kosova do të merr pjesë si të gjithë liderët e Ballkanit perëndimor, nuk pres diçka të re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një takim rutinë është një mundësi e mirë, kjo konferencë i jep shtytje liberalizimit të vizave dhe të dënojë gjenocidin në Kosovë”, ka deklaruar Thaçi pas përfundimit të Akademisë për Shaban Viqa- Baci.

Presidenti Thaçi tutje është shprehur se nuk pret diçka të re nga ky takim, vetëm se e sheh si një mundësi për shtytjen e procesit të liberalizmit të vizave.

“Natyrisht që Kosova do të marrë pjesë sikur të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, si shtet i pavarur dhe sovran, por nuk pres diçka të re nga ky takim në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por do të jetën një takim rutinë i rritjes së vëmendjes së tyre për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Është një mundësi shumë e mirë që kjo konferencë definitivisht t’i japë shtytje liberalizimit të vizave për Kosovën, por edhe të dënojë gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Thaçi./21Media