Thaçi gëzohet paralajmërimit për lidhjen hekurudhore Kosovë- Serbi

Thaçi falënderon Trumpin dhe Grenellin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm qëllimin për të rivendosur lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë. E për këtë ai ka falënderuar presidentin e Amerikës, Donald Trump dhe dërguarit special, Richard Grenell

“Unë përshëndes qëllimin për të rivendosur lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë. Falënderues ndaj presidentit Donald Trump dhe të dërguarit special, Richard Grenell për përkushtimin e tyre për të ndërtuar paqe dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Sot, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka paralajmëruar aktivizimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd, pas marrëveshjes për atë ajrore që u arrit pak ditë më parë./21Media

Back to top button