Thaçi u takua edhe me homologun e tij gjerman

Thaçi u takua edhe me homologun e tij gjerman

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit të Francës, Jacque Chirac, është takuar edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

“Gjermania është partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Rreth 30 liderë të huaj janë mbledhur të hënën në Paris, për funeralin e ish-presidentit, Jacques Chirac, i cili ka vdekur javën e kaluar. Gjatë kësaj ceremonie Thaçi është takuar edhe me ish presidentin amerikan, Bill Clinton.

Chirac është nderuar nga shumë francezë për rolin e tij në Francë por edhe botë, duke kundërshtuar ndërhyrjen në Irak më 2003, Jacques Chirac vdiq të enjten. Ai ishte lindur më 29 nëntor 1932.

Ishte President i Republikës së Francës për 12 vjet.

Chirac do të varroset në Paris, në varrezat Montparnasse, ku gjendet edhe vajza e tij, Laurence, e cila ka vdekur më 2016./21Media