Thaçi: I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës!

Thaçi: Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

“Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare. Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka vdekur sot rreth orës 10:00 në moshën 86 vjeçare./21Media

Back to top button