Thaçi i pikëlluar për vdekjen e publicistit

Thaçi i pikëlluar për vdekjen e publicistit

Gazetari dhe publicisti i njohur, Qani Mehmedi pas një semundje të rënd ka vdekur mbremë në moshën 64 mbrëmë. Me rastin këtë rast, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e të ndjerit.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi. Qaniu ishte një zë origjinal në të gjitha periudhat nëpër të cilat kalojë shoqëria shqiptare, ka thënë Thaçi përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar “Facebook”.

“Familjes Mehmedi dhe gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet më tej në shkrimin e presidentit të vendit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 18:00 në vendlindjen e tij Drogomisht i Vogël në Kërçovë të Maqedonisë. Ndërsa, nderimet për të ndjerin do të zhvillohen nga 19-20 korrik në vendlindje kurse më 21 dhe 22 korrik në Prishtinë. /21Media