''Blaku ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, ashtu edhe në jetën politike''

”Blaku ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, ashtu edhe në jetën politike”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur i ka shprehur ngushëllime familjes Blaku, për vdekjen e profesorit  demografit të njohur Rifat Blaku.

Përmes një postimi në facebook Thaçi ka shkruar se Blaku ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, dhe në jetën politike,

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e profesorit universitar, demografit të njohur Rifat Blaku. Profesor Blaku ka dhënë kontribut si në rrafshin akademik, ashtu edhe në jetën politike, në periudhat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës. Familjes Blaku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi.

Lajmin për vdekjen e Blakur e ka bërë të ditur djali i tij, Mentari i cili ka njoftuar se varrimi do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19. /21Media