Thaçi: I tronditur nga ngjarja në El Paso
4 Gusht 2019
Në El Paso të Teksasit u vranë 20 persona
Në El Paso të Teksasit u vranë 20 persona
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i tronditur nga ngjarja në El Paso të Teksasit ku mbetën të vdekur 20 persona pas një sulmi me armë nga një 21-vjeçar.
“I tronditur nga humbja e jetës së njerëzve në El Paso, SHBA. Kosova me zemër dhe mendje është me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Appalled by the loss of human life in #ElPaso, USA. #Kosovo is with heart and mind with victims and their families.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 4, 2019
Pas ngjarjes tragjike në El Paso te Teksasit, ka reaguar edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj i cili tha se mendimet dhe lutjet e Kosovës janë me viktimat dhe familjarët e tyre.
Masakra në El Paso ka tronditur edhe Shtetet e Bashkuara duke ngjallur reagimin edhe të shumë krerëve botërorë.
Vetëm disa orë pasi një person hapi zjarr në një qendër tregëtare në El Paso, të Teksasit, një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën nëntë persona dhe duke lënë 16 të plagosur./21Media
More pain for all after the shootings in #Ohio. We are all with the victims, the families and the US
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) August 4, 2019