Thaçi i ka uruar rrugë të mbarë alpinistëve

Thaçi i ka uruar rrugë të mbarë alpinistëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një grup të alpinistëve kosovarë të cilët për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë synojnë të pushtojnë Majën e Kilimanxharos, në Tanzani të Afrikës, konkretisht “Uhuru Peak” (Majën e Lirisë), në një lartësi mbidetare prej 5895 metra.

Thaçi ia  ka dorëzuar flamurin e Kosovës pesë alpinistëve, me rastin e nisjes së tyre për ta pushtuar Kilimanxharon.

“Pesë pjesëtarëve të Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpinistë “ Shkëmbi” ua dorëzova flamurin e Kosovës, me rastin e nisjes së tyre për ta pushtuar Kilimanxharon. Ky ekip i mrekullishëm i këtyre djelmoshave synon që më 17 shkurt, në ditën e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të arrijë në ‘Uhuru Peak’. Ju uroj rrugë të mbarë dhe suksese”-ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media