Ismail Qemali, një ndër burrështetasit më të mëdhenj të kombit

Thaçi e ka vlerësuar lartë figurën e Qemalit

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, në 100-vjetorin e vdekjes së kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemalit, ka vlerësuar lartë figurën e tij. Thaçi ka thënë se Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar dhe e ka konsideruar njërin ndër burrështetasit më të mëdhenj të kombit.

“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ismail Qemali kishte vdekur në rrethana misterioze më 24 janar 1919, në Peruxhia të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka një variant përfundimtar të vdekjes së tij, por gjithmonë ishin hedhur dyshime se është helmuar nga qarqet greke, serbe, turke apo italiane./21Media

Back to top button