Kosova sot VOTON

Kosova sot VOTON

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhjet që po mbahen sot.

Kreu i shtetit deklaroi se legjislatura e re e Kosovës që do të nxjerrë qeverinë e re e cila do të përballet me sfida dhe duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve.

Thaçi tha se kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë, ndërsa sot le të fitojë Kosova.

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Kosova sot po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Janë 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media