Selia e Shenjtë e përkushtuar për stabilitetin në Kosovë

Selia e Shenjtë e përkushtuar për stabilitetin në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin.

Thaçi ka thënë se njohja formale e Kosovës nga Selia e Shenjtë do të kurorëzonte krejt angazhimin e saj për sigurimin e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Populli i Kosovës gjithmonë është udhëhequr nga vlerat e Shën Terezës, vlera të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës. Jemi mirënjohës për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës. Krejt çfarë ka mbetur është njoha nga Vatikani”, tha Thaçi.

Presidenti gjatë takimit e ka informuar sekretarin italian për harmoninë fetare në Kosovë, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve, vlera mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Nga ana tjetër, Parolin ka thënë se Selia e Shenjtë është e përkushtuar për paqen, tolerancën dhe stabilitetin në Kosovë.

Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë popullit të Kosovës para, gjatë dhe pas luftës./21Media