Thaçi kujton Çettën

Thaçi kujton Çettën

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar albanologun Anton Çetta, në përvjetorin e tij të lindjes.

Thaci ngriti lartë figurën e humanistit, duke thënë se kombi shqiptar do të mburret për jetë me Çettën.

Para një shekulli u lind Anton Çetta, njeriu që do mbetet në historinë e kombit tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore. Ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribuues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet. Kombi ynë do të mburret për jetë dhe mot me figurën e albanologut Anton Çetta”, shkroi presidenti në Facebook.

Kujtojmë se më 3 nëntor ishte përvjetori i 24-të i vdekjes së Çettës. Edhe në këtë përvjetor presidenti kujtoi albanologun duke thënë se ai hyri në histori si pajtues i gjaqeve./21Media