Thaçi: Lutemi për të lënduarit

Thaçi: Lutemi për të lënduarit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i tronditur nga humbja e jetëve si pasojë e shembjes së urës në Gjenovë të Italisë.

“Kosova bashkëndjenë dhimbjen e familjeve të viktimave dhe lutemi për të lënduarit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndryshe sot një urë u shemb në Genoa pas një stuhie dhe si pasojë e saj humbën jetën 35 persona./21Media