Thaçi: Kosova do ta padis Serbinë për gjenocid

Thaçi ka kujtuar  masakren e Poklekut ku u vranë shumë gra, fëmijë dhe pleq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masaken e Poklekut ku u vranë rreth 54 anëtarë të familjes Muqolli duke thënë se Kosova shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid.

“Para 18 vjetësh, pas masakrave të njëpasnjëshme dhe përpjekjeve për spastrim etnik anekënd Kosovës, në Poklek të Drenicës forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë.Në të njëjtën ditë, ato vranë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër”, ka theksuar Thaçi

Po ashtu presidenti ka thënë se këto krime nuk do të harrohen kurrë nga populli i Kosovës.

“Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”, thekson Thaçi./21Media

Back to top button