18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

Republika e Kosovës gjithmonë do të jetë partner strategjik i Maqedonisë së Veriut. Kështu deklaroi sot presidenti Hashim Thaçi në 18 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Thaçi tha se kjo marrëveshje ishte pikënisje e jetësimit të aspiratave të shqiptarëve për trajtimin të barabartë dhe dinjitoz në Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse implementimi i Marrëveshjes së Ohrit mori shumë kohë, sipas presidentit, ajo sot është garantuesi më i madh i stabilitetit në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit, që u nënshkrua para 18 vjetësh, është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit të quajtur Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë – tash Maqedonia e Veriut.

Kontrata u bë e mundshme pas konfliktit të armatosur në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në vendin tonë fqinj./21Media