Presidenti i uron suksese Albin Tahirit

Presidenti i uron suksese Albin Tahirit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot ekipin olimpik të Kosovës në Fshatin Olimpik të Pyeongchangut, ku skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i uroi suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme.

“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës. Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme. Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.