Thaçi krenar me AKI-në

Thaçi inkurajon AKI-në të vazhdojë me misionin e saj

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) para dhjetë vjetësh ka filluar punën si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të vendit. Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook, ka inkurajuar këtë institucion të vazhdojë përmbushjen e misionit të tij.

“Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon. Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë. Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

AKI mbledh, analizon dhe shpërndan produkte inteligjente në mënyrë të shpejtë, të ligjshme dhe të përgjegjshme tek Presidenti, Kryeministri dhe Institucionet tjera kompetente./21Media

Back to top button