Krijimi i ushtrisë, dhurata më e mirë për festat e fundvitit

Kosova tani me ushtri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas votimit në Kuvend të ushtrisë së Kosovës, ka thënë se pas dy dekadash të mundimshme po përmbyllet procesi i shtetndërtimit.

“Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Kosova tashmë ka ushtrinë e saj. Kuvendi i Kosovës ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës./21Media

Back to top button