"Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij"

“Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në përvjetorin e dytë të vdekjes, ka përkujtuar  ish kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin.

Thaçi ka thënë se ai u u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër.

“Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër. Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mbushen dy vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi. Në prill të 2017, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit. Pas një beteje prej pesë muajshe me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën./21Media