"Mu ke lutë si zvarranik"

“Mu ke lutë si zvarranik”

Tensione në raportimin e presidentit para Komisionit Parlamentar Hetimor.

Tensionet më të mëdha kanë nisur mes presidentit, Hashim Thaçi, anëtarit të Komisionit Parlamentar Hetimor dhe deputetit të lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Gjatë shkëmbimit të fjalëve presidenti ka deklaruar se e ka emëruar Kurteshin avokat të popullit “me t’njofshëm”, gjë të cilën Kurteshi kategorikisht e ka mohuar, shkruan rtv21.tv

Presidenti ka vazhduar duke deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes i është lutur atij “si zvarranik” që ta fitojë pozitën e Avokatit të Popullit, ku më pas për rreth 4 vite ka punuar me ekspertin e angazhuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar, gjetjet e të cilit presidenti po i quan të njëanshme.

Më herët gjatë debatit presidenti ka deklaruar se Kurteshi i ishte ulur në gjunjë për pozitën e Avokatit të Popullit.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi sot u paraqitet para Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars të vitit 2018./21Media