Thaçi i shkruan letër Kurtit

Thaçi i shkruan letër Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot përmes një letre ia ka rikujtuar kryetarit të VV-së, Albin Kurtit caktimin e mandatarit. Thaçi tha se ende nuk ka pranuar propozimin e Kurtit për kryeministër ashtu siç ky i fundit kishte premtuar në takimin e fundit më 6 janar.

I pari i vendit tha se tani qytetarët e Kosovës, presin nga ai, kandidatin e propozuar për kryeministër që sa më shpejt Kosova të ketë Qeverinë e saj.

“Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, u kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin për kryeministër”, thuhet në letrën e Thaçit i cili pas takimint të fundit me Kurtin kishte thënë se do t’i jap 48 orë kohë deri në propozimin e mandatarit, megjithatë kjo kohë ka kaluar ende nuk është propozuar mandatari nga VV.

Duke iu referuar pikës 87 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se “nuk përjashtohet që partia apo koalicioni në fjalë do ta refuzojë të marr mandatin” Thaçi thotë se Kurti duhet ta njoftojë sa më shpejt në rast të pranimit apo refuzimit të propozimit të kandidatit për kryeministër. Propozimi do t’i hap rrugë presidentit të dekretojë kandidatin për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës./21Media