Thaçi tha se nga logjika e bllokimit të rrugëve më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë

Thaçi tha se nga logjika e bllokimit të rrugëve më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se bllokimi i rrugëve brenda në Kosovë është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë.

Sipas Thaçit kjo qasje është tërësisht e papranueshme sepse sipas tij liria e lëvizjes është e garantuar me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës.

“Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime” ka shkruar Thaçi në facebook.

Sipas tij nga logjika e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës,Thaçi tha se më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë.

“Institucionet shtetërore duhet ta garantojnë mbrojtjen e këtyre lirive për secilin qytetar” ka përfunduar Thaçi.

Në disa qytete të Kosovës shumë qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë./21Media