Thaçi ka reaguar ndaj kërcënimeve të gazetarës Arbana Xharra

Thaçi ka reaguar ndaj kërcënimeve të gazetarës Arbana Xharra

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kërcënimi i gazetarës Arbana Xharra është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Kërcënimi i gazetares Arbana Xharra është i papranueshëm dhe i dënueshëm.Liria e fjalës dhe e shprehjes së mendimit paraqet të drejtën themelore të njeriut, që ka rol jetik edhe në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tjera.Reagimet ndaj rasteve të tilla dëshmojnë se shoqëria jonë nuk i duron dhunuesit e lirisë së shprehjes”, thekson Thaçi.

Ndryshe para disa ditëve gazetarja Arbana Xharra kishte marrë disa kërcënime të cila u dënuan edhe nga KMDLNj-ja./21Media