Presidenti përkujton masakrën e Lubeniqit

Presidenti përkujton masakrën e Lubeniqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi me rastin e 20 vjetorit të masakrës në fshatin Lubeniq të Pejës ka përkujtuar civlët e pafajshëm, të cilët janë ekzekutuar nga forcat policore serbe.
Thaçi ka theksuar se liria, të cilën e gëzojmë sot mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë.

Njëzet vjet më parë, më 1 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës. Të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare. Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë“, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës, në orët e hershme të mengjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, i kishin rrethuar dhe me pas hyrë në mbrendësi të fshatit. Pasi i kishin tubuar banorët në qendër të fshatit, ata i kishin ndanë burrat nga gratë dhe me pas i kishin ekzekutuar në mënyrat me çnjërëzore. Në Lubeniq është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmijë. /21Media