"Kosova është një dhe e pandashme"

Kosova është një dhe e pandashme”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se lobimi për të hequr taksën në këmbim të liberalizimit të vizave është fyerje për Kosovën.

Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për institucionet dhe qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Tutje ai ka thënë se këto oferta, planet për asociacion nuk janë gjë tjetër vetëm opsione për ndarje të Kosovës.

“Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me kompetenca ekzekutive apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opsione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës.
Këto projekte janë të turpshme dhe si të tilla plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme. “, ka përfunduar Thaçi.

Ndryshe, Thaçi kishte thënë se ai kishte hapur temën e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë gjatë bisedimeve me përfaqësuesen e lartë të BE-së.

Ndërsa gjatë samitit të Brdo Brjunit, Thaçi është shprehur edhe njëherë pro idesë së bashkimit të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. “Po unë jam për ndryshimin e kufijve që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkangjiten Kosovës, për ndryshimin e kufirit të Serbisë në territorin aktual të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë centimetër.”, pat deklaruar Thaçi./21Media