Sipas Thaçit Prekazi është një burim frymëzimi

Sipas Thaçit Prekazi është një burim frymëzimi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se Prekazi është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, shkruan rtv21.tv.

“Sot shteti i Kosovës dhe gjithë kombi shqiptar kujton me respek, dinjitet të lartë saktrificën sublime të familjes Jashari, ditën e flamurit kombëtar, dhe gjithashtu edhe paraqitjen publike të UÇK-së. Lufta në Prekaz, lufta e komandantit legjendar, Adem Jashari familjes së tij të gjithë bashkëluftetarëve është bazamenti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Prandaj, e ritheksoj çdo herë Prekazi është një burim frymëzimi për të gjithë, edhe respekt për të kaluarën, por edhe për realizmin e objektivave për të ardhmen që Kosova si shtet të jetë sa më parë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, që të jetë shtet i progresit, i zhvillimit, i mirëqenies dhe shtet që çdo qytetar i Kosovës do të ndihet mirë dhe krenar për të jetuar”, tha Thaçi.

Sot mbushen 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Më 28 Nëntor është edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Ai kishte lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skënderajt. Gjithashtu, para 22 vjetësh po në këtë datë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës doli publikisht në skenë./21Media