Thaçi pjesë e samitit Brdo-Brijunit

Thaçi pjesë e samitit Brdo-Brijunit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të procesit të Brdo-Brijunit. Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Bulevardi kryesor i kryeqytetit është mbushur me simbolika lidhur me samitin dhe vendet pjesëmarrëse, ndërsa policia e shtetit ka hartuar një plan masash për sigurim.

Po ashtu, presidenti Thaçi sot do të takohet edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim marrin pjesë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe homologu i tij boshnjak, Millorad Dodik. Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka paraparë një protestë kundër Vuçiqit dhe Dodikut, protestë e cila do të mbahet në orën 18:00./21Media