"Kjo është Kosova e re evropiane"

“Kjo është Kosova e re evropiane”

Autostrada “Arbën Xhaferi” tashmë është në fazën përfundimtare dhe pritet që më 29 maj të bëhet përurimi i saj. Këtë autostradë, sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi e quajti kryevepër.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane!”, shkroi Thaçi në facebook.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj për RTV21 ka treguar që i gjtihë projekti i kësaj autostradës me punët shtesë do t’i kushtojë Kosovës diku 700 milionë euro. “I tërë projekti i kësaj autostrade me gjithë 10 përqindëshin që i ka pas punët shtesë e krejt, do t’I kushtojë Kosovës diku 700 milionë.”, ka thënë ai./21Media