Thaçi me të birin në bjeshkët e Sharrit

“Pas një jave intensive në kryeqytetet e aleatëve të Kosovës, vikendin e kalova me Endritin në bardhësitë e Sharrit”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar vikendin në bjeshkët e Sharrit, me djalin e tij, Endritin.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se pas një jave intensive në kryeqytetet e aleatëve të Kosovës, vikendin e ka kaluar me Endritin në bardhësitë e Sharrit.

Ndryshe, i pari i shtetit ka qëndruar për vizitë njëditore në Britani të Madhe, ku është takuar me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe me Ministrin për Evropë dhe Amerikë të qeverisë britanike, Sir Alan Duncan me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, përfundimin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas presidentit, Tony Blair e mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button