Festë në familjen e Thaçit

Festë në familjen e Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për ta uruar personin më të vlefshëm në jetën e tij nënën për ditëlindje.

Thaçi shprehet se është i gëzuar që nëna e tij sot feston 82-vjetorin së bashku me familje në Burojë.

Nëna sot mbushi 82 vjet. Për të gjithë ne, ajo ishte dhe mbetet shtyllë e familjes. Sakrifikoi shumë për ne dhe jam i lumtur që 82 vjetorin e saj po e festojmë së bashku në Burojë“, ka shkruar Thaçi në facebook.

Prindërit e presidentit jetojnë në Burojë, prej nga edhe ka prejardhjen presidenti Hashim Thaçi. /21Media