Në këtë ceremoni mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas

Në këtë ceremoni mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, udhëton sot për në Paris, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të 22-të të Republikës së Francës, Jacques Chirac.

Dita e hënë është shpallur Ditë zie në Francë. Në këtë ceremoni mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas nga e tërë bota.

Thaçi e pati vlerësuar ish-presidentin Chirac një prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999.

Ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac, ka vdekur më 26 shtator në moshën 86 vjeçare./21Media