Thaçi vizitoi edhe kështjellën e Osaka-s

Thaçi vizitoi edhe kështjellën e Osaka-s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij zyrtare në Japoni, ka pasur rastin të takojë edhe nxënësit e shkollës më të vjetër private në Japoninë Perëndimore.

Thaçi gjithashtu ka vizituar edhe kështjellën e Osaka-s, e cila është ndërtuar në mes të viteve 1583 dhe 1585 nga luftëtari Tojotomi Hidejoshi.

“Bashkë me anëtarët e grupit të miqësisë me Kosovën në parlamentin japonez e vizituam shkollën më të vjetër private në Japoninë Perëndimore. Më pas vizituam edhe kështjellën e Osaka-s, e cila është ndërtuar në mes të viteve 1583 dhe 1585 nga luftëtari Tojotomi Hidejoshi. Sot ajo qëndron në mes të Osakës moderne si objekt i bukur dhe simbol i krenarisë së qytetit me të kaluarën”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media