Thaçi: Mesazhet e Beogradit – provokime!

Thaçi shprehet në Twitter

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një shkrimi në rrjetin social Twitter ka dënuar deklaratat e Beogradit zyrtar, që theksojnë se Kosova duhet të bëjë kompromis pa njohje të shtetësisë së tyre nga Serbia.

Këto deklarata presidenti i ka quajtur provokime, duke shtuar se pavarësia e Kosovës është vetë kompromisi, shkruan rtv21.tv.

“Dialogu është i mundshëm vetëm në një princip: Dy vende që njohin njëra tjetrën si fqinje të barabarda, duke lëvizur drejtë familjes Euro-Atlantike”, ka deklaruar presidenti Thaçi në fund të shkrimit të tij./21Media

Back to top button