"Mikeli dhe familja e tij kanë dhënë kontribut të madh për çlirimin"

“Mikeli dhe familja e tij kanë dhënë kontribut të madh për çlirimin”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ngushëlloi për vdekjen e atdhetarit të çështjes kombëtare, Mikel Kuzhnini.

Kreu i shtetit deklaroi se Mikeli dhe familja e tij kanë dhënë kontribut të madh për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit dhe atdhetarit të shquar të çështjes kombëtare, Mikel Kuzhnini. Mikeli dhe familja e tij kanë dhënë kontribut të madh për çlirimin, pavarësinë, demokratizimin e Kosovës dhe afirmimin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare”, shkroi Thaçi.