Thaçi uron kryeministrin e ri grek

Thaçi uron kryeministrin e ri grek

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zgjedhur rrjetin social Twitter për të uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, si dhe partinë “Demokracinë e Re” për fitoren në zgjedhjet e së dielës.

Kreu i shtetit tha se mirëpret vazhdimin e ngritjes së raporteve fqinjësore mes Kosovës dhe Greqisë për të mirën e të dyja vendeve dhe të rajonit.

“Përgëzime për Kyriakos Mitsotakis dhe Demokracinë e Re për fitoren e zgjedhjeve në Greqi. Mirëpres mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira mes Kosovës dhe Greqisë, për të mirën e përbashkët të të dyja vendeve dhe për rajonin në përgjithësi”, ka shkruar Thaçi.