Thaçi: Sonte iu këndua heronjve tanë

Thaçi: Sonte iu këndua heronjve tanë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Folklorik në Komoran “Plaku 2019” , shkruan rtv21.tv

“Në hapjen e Festivalit Folklorik “Plaku 2019”, i cili nuk është vetëm i fshatit Komoran, por ka përmasa kombëtare, ashtu siç ishte edhe vetë Xheladin Gashi, personalitet gjithëkombëtar. Sonte iu këndua heronjve tanë, iu këndua Adem Jasharit, gjeneral Plakut, lirisë, pavarësisë dhe krenarisë sonë kombëtare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Plaku ishte njëri nga themeluesit të parë të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së. Komandant Plaku ka vdekur në vitin 2005 ku në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ishte nxënës dhe po ashtu për shumë vite ka punuar si mësimdhënës, ndërsa ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”./21Media